Shaip Kamberi, akuzon Nagip Arifin për largimin e puntorëve nga Direkcioni

0

Sot rreth orës 10:15 minuta, ka filluar seanca e pestë e Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Partia Demokratike e Nagip Arifit, ka lëshuar seancën e kuvendit komunal të Bujanocit, raporton RTV Presheva.
Me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në foltoren e Kuvendit deklaroi se “Ata (Partia Demokratike) ikën nga përgjegjësia që e kanë për pasojat financiare për punëtorët e larguar nga Direkcioni për ndërtim. Janë harxhuar miliona dinarë në përjashtimin e punëtorëve shqiptarë nga puna”, ka thën Kamberi, në foltorën e kuvendit komunal të Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com