Shaip Kamberi: 9 Maji, simbolizon shëndrrimin e të ndryshmes në të përbashkët, unifikimin rreth qëllimeve të përgjithshme në vend të ndarjeve të imta.
11:32 | 09 Maj 2019
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka uruar qytetarët 9 majin, ditën e Evropës njëkohësisht dhe ditën e Komunës së Bujanocit.

Urime 9 Maji, Dita e Europës

Urime Dita e Komunës së Bujanocit

Të nderuar qytetarë,

9 Maji, simbolizon shëndrrimin e të ndryshmes në të përbashkët, unifikimin rreth qëllimeve të përgjithshme në vend të ndarjeve të imta.

Tërësinë në vend të parcializimit.

9 Maji sot simbolizon Europën, pjesë e të cilës gjeografikisht jemi edhe ne, por që pjesë përbërëse e vlerave të një familje të madhe Europiane pretendojmë të bëhemi.

Përveç kësaj, dëshirën tonë për të qenë pjesë e familjes Europiane, simbolikisht Komuna e Bujanocit e ka shprehur edhe me përzgjedhjen e sajë që për Ditë të Komunës të caktohet pikërishtë 9 Maji.

Ne të gjithë bashkë, duke punuar çdo ditë, duhet të përkushtohemi në realizimin e të gjitha të drejtave tona kolektive që na siguron udhëtimi i rajonit drejtë BE-së. 

Ato po i kërkojmë dhe do të vazhdojmë t'i kërkojmë deri në realizimin e plotë.

Europa në përgjithësi dhe Bashkimi Europian në veçanti është dhe duhet të mbetet e ardhmja e rajonit.

Alesia Bami