Shabani : Prioritet i “Vatrës” zgjidhja e kërkesave të banorëve të Kosovës Lindore

0
Në një bisedë për rajonipress Gentiana Shabani kryetare e Lëvizjes Qytetare “Vatra” flet për vizionin e kësaj lëvizjeje, për rolin dhe kontributin që ajo mund të jep për problemet që kanë banorët e Kosovës Lindore të vendosur në Kosovë, për synimet e Vatrës dhe për prioritetet e saja.
Vatra 2
Rajonipress: Pse keni vendosur ta merrni mbi supet tuaja Vatrën dhe ku e gjeni motivin?

Shabani: Për mua, zgjedhja ime si kryetare e Lëvizjes Qytetare Vatra, nuk është privilegj, por është sakrificë ngase kjo është punë me përgjegjësi të lartë, dhe jam e vetëdijshme për punët e shumta që më presin.

Unë jam aktiviste e kahershme e L.Q.V-së , ku kam kaluar të gjitha proceset politike që janë zhvilluar në këtë subjekt, dhe kam arritur ta njoh mjaftë mirë L.Q.V-në dhe përkrahësit e saj.

Faktor esencial për marrjen e kësaj përgjegjësie ka qenë kërkesa dhe mbështetja e anëtarëve, e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë së L.Q.V-së.

Mosha ime e re mendoj se është përparësi për mua dhe për subjektin tonë, ngase unë dhe stafi im kemi energji, vullnet dhe guxim për t’i çuar proceset përpara.

Jo vetëm Lëvizja Vatra, por gjithë subjekteve politike në Kosovë i duhet një energji, mentalitet i ri politik ashtu si e krijuam ne.

Rajonipress: Cilat janë prioritetet tuaja dhe të Vatrës?

Shabani: Synim kryesorë i imi është sensibilizimi i opinionit kombëtar e ndërkombëtar për Kauzën e Kosovës Lindore. Prioritet tjetër është dhe shtrirja e LQV-së në tërë territorin e Kosovës .

Rajonipress: Sa është e lidhur Vatra me problemet e qytetarëve të Luginës dhe çka mund të presin banorët e Luginës të vendosur në Kosovë nga ana e juaj?

Shabani: Lëvizja Qytetare “Vatra” që nga themelimi i sajë ka qenë dhe është e lidhur ngushtë me këto probleme të qytetarëve të Kosovës Lindore, këto probleme janë prioritet i “Vatrës” ku ne do të mundohemi pa reshtur t`i u dalim në krahë qytetarëve të Kosovës Lindore.

Ne do të jemi zëri i tyre përçues tek organet kompetente me qellim të realizimit dhe zgjidhjes së problemeve të tyre.

Rajonipress: Cili është pozicioni i “Vatrës” rreth kërkesave që kanë banorët e Luginës rreth dokumenteve në Gjilan etj?

Shabani: Lëvizja “Vatra” është e preokupuar me problemet që i shqetësojnë qytetarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Kosovën Lindore dhe atyre që jetojnë në Kosovë, e në veçanti preokupohemi me problemin e pajisjes me dokumentet e identifikimit.

Në vitin 2013 u arrit të nxirret një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, ku njëra nga pikat mundëson zgjidhjen e këtyre problemeve dhe ne do të mundohemi me tërë qenien tonë në implementimin e plotë të kësaj rezolute./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com