Sh.m “Sezai Surroi” të hënën dhe të martën bënë regjistrimin e nxënësve

0

Shkolla e mesme “ Sezai Surroi” në Bujanoc hap dyert për nxënësit të ciltë dëshirojnë të vijojnë mësimin në këtë shkollë, 312 nxënës shqiptarë gjithsejt janë të regjistruar nga 343 semimaturant sa kanë përfunduar shkollimin fillorë në komunën e Bujanocit.

vlcsnap-2015-07-06-12h47m58s859

Regjistrimi i nxënësve u bë gjatë ditës së sotme dhe do të zgjasë edhe ditën e nesërme për vitin shkollorë 2015/2016, në shumë drejtime që posedon shkolla e lartëpërmendurë. Nxënësit kishin mundësi të aplikojnë për regjistrim normal duke i plotësuar kushtet edhe ate në këto drejtime, gjimnaz, makineri, elektro, mjekësi, ekonomi të gjitha këto me shkallë të katërt, kurse me shkallë të tretë drejtimet tregti si dhe elektro paralele e kombinuar prej dy profileve arsimore, kështu tha drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu. vlcsnap-2015-07-06-12h48m21s953Ministria e arsimit ka përcaktuar në kalendarin vjetor arsimor që regjistrimi të bëhet më datë 6, 7 korrik , kurse afati i dytë për regjistrim është data 9 korriku. Sipas Fejzuallahut shkolla nuk ëshët e njoftuar se do të ketë më afat tjetër sa i përketë regjistrimit për këtë vit shkollorë për në shkollë të mesme, Fejzullahu në fund shton se, regjistrimin në shkollën mundë ta bëjnë edhe nxënësit të ciltë kanë përfunduar shkollën fillore në komunën e Preshevës, ekundërta e kësaj edhe ndodhë ku nxënësit tanë mundë të regjistrohen në Preshevë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com