SH.K.A “Zëri i Luginës” po merë pjes në festivalin mbarëkombëtar në Tuz të Malit të Zi (Foto)

0

SH.K.A “Zëri i Luginës” nga Bujanoci po merë pjes në festivalin folklorik “Rapsha 2017”, që po mbahet në ambientin e mrekullueshëm në Vitoj të Tuzit me një program tejet sa sasior aq edhe cilësor në skenë defiluan grupe artistike të ardhur nga trojet etnike dhe Kalabria, duke lënë një mbresë të tek publiku i shumtë i ardhur jo vetëm nga Hoti e Gruda por edhe nga gjitha viset shqiptare dhe diaspora.
Në këtë mbrëmje pas parakalimit rrugëve të Tuzit, u prezantuan SHKA “Ded Gjon Luli”, Treboin- Malësi e Madhe, Ansambli Arbëresh “Shkambi e Shkëndia” Kalabri- Itali, grupi polifonik “Luxheria”- Luxheri, “Katarina Josipi- Zym Prizren, SHKA “Skampa” – Elbasan, Ansambli “Gurra e Kurbinit “- Laç, SHKA “Gurra e Luginës” Bujanoc.
Programi kulmoi me paraqitjen e grupit arbëresh i cili ngjalli nostalgji sa ngriti pzblikun e shumë në këmbë , duke duartrokit gjatë artistët e vëllezërve tanë të një trungu e një gjaku, që kanë ruajtur e kultivuar këngën dhe traditat shqiptare për më se pesë shekuj.
Gjithsesi pikë kulminante që meriton noten më të lartë është gjithësesi vet organizatori, Ansambli vendas “Rapsha” nga Vitoja që ka mobilizuar rreth 100 vullnetarë që përcjellin dhe ndihmojnë grupet pjesëmarrësëse në çdo hap./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com