Sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra: 60 pako dhurata për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore

0

Sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra: 60 pako dhurata për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore

– Kryetari i komunës së Medvegjës në detyrë, Florim Sahiti në një ceremoni festive dhe shumë miqësore sot në hapësirat e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë u ka shpërndarë dhurata për Vitin e Ri 60 nxënësve shqiptarë të tubuar nga të gjitha shkollat fillore nga territori i komunës së Medvegjës.

1453378_10203449226167755_8319116151169679985_n

Mjetet për blerjen e këtyre dhuratave në vlerë prej rreth 500 euro ka siguruar shoqata humanitare “Medvegja” nga Zvicëra. “Qëllimi ka qenë që t’i gëzojmë fëmijët në fund të këtij gjysmëvjetori, në prag të festës së Vitit të Ri dhe jemi munduar që këtë ta bëjmë në mënyrë sa më madhështore”, tha z. Sahiti. Kryetari i Komisionit humanitar pranë sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra, Hamdi Halimi me këtë rast tha se sigurimi i dhuratave për 60 nxënësit shqiptarë paraqet vazhdimësi të ndihmave të cilat ofron kjo shoqatë për banorët shqiptarë të komunës së Medvegjës. “Këto dhurata sigurisht se i kanë gëzuar nxënësit shqiptarë, por për mua kënaqësia më e madhe ishte që nxënësit nga të gjitha shkollat shqipe në Medvegjë janë tubuar sot këtu në Tupallë dhe kanë madhështuar këtë organizim”, tha kryetari i Këshillit shkollor të shkollës fillore “Zenel Hajdini”, Lulzim Sahiti.

10906105_10203449225327734_3280487075516555406_n

Kënaqësia dhe lumturia në mesin e nxënësve ishin të papërmbajtshme. Sipas nxënëses Florentina Balaj dhuratat i kanë gëzuar shumë fëmijët dhe ky moment ishte i veçantë për të gjithë ata. Ajo në emër të nxënësve falënderoi organizatorët për për këtë gjest shumë të këndshëm. Me kalendar shkollor për vitin 2014/2015 sot edhe zyrtarisht ka mbaruar gjysmëvjetori i parë për nxënësit e shkollave fillore. Sipas drejtorit të shkollës fillore “Zenel Hajdini” ky gjysmëvjetor shkollor ka kaluar mirë, pa probleme. “Ma merr mendja se në terren dhe këtu arsimtarët ishin në nivel. Nxënësit kanë dalë me 99% sukses të shkëlqyeshëm. Sa i përket grevës së punëtorëve të arsimit, dy ditë në javë kemi bërë grevë me shkurtimin e orëve të punës nga 45 në 30 minuta, ndërsa ditëve të fundit orët i kemi shkurtuar në 30 minuta për shkak të kushteve atmosferike, gjegjësisht dëborës që ka rënë”, tha Hajdini. Në shenjë falënderimi për vizitën dhe pjesëmarrjen në ceremoninë e sotme, drejtori i shkollës fillore në Tupallë ia dhuroi një libër me poezi kryetarit në detyrë Florim Sahiti me titullin “Vargjet e gjalla” të autorit, Gëzim Zeqiri, libër ky i botuar nga SHKB”Medvegja Forum” respektivisht Grupi Letrar Bafti Krasniqi.Ndërkohë libri”Vargjet e Gjalla” ju dhurua të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës fillore”Zenel Hajdini”Foto:(medvegja.net)-Teksti :(mepress.info)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com