Sh.F “Sami Frashëri” në Lluçan shembull për mbarëvajtjen e procesit edukativoarsimorë

0

Dukuritë negative janë prezent kudo, dhe çdo ditë e më shumë po shtohet numri i viktimave kudo në botë. Ndër disa dukuri të cilat janë prezente edhe në vendin tonë sidomos nëpër shkolla, janë mos vijimi i rregullt në shkollë, disciplina e tyre në orët e mësimit, pirja e duhanit dhe lënd të tjera narkotike. BujanociNet dhe RTB në kuadër të kësaj teme ka nis një vizit nëpër shkollat fillore të komunës së Bujanocit, për të parë nga afër efektet negative dhe ato pozitive nëpër objektet shkollore.

Shkolla Fillore ''Sami Frashëri'' LLuçanSot është vizituar Shkolla Fillore “Sami Frashëri” në Fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit. Drejtori i këtij institucioni arsimor Femi Isufi tha se, dukurit negtaive janë prezente në çdo shkollë mirëpo në këtë shkollë ku Isufi punon rreth tridhjet vite nuk ka hasur në ndonjë dukuri negtaive, që është përhapur sidmos konsumimi i duhanit apo lëndve tjera narkotike. “Përmes përfaqësuesve të shkollës pedagogut, psikologes mundohemi që të mbajmë në nivel disciplinën e nxnësve dhe është shkollë e cila është për tu lakmuar” tha Drejtori Femi Isufi. Edhe vijimi i nxnënsve në shkollë është i dukshmë, janë në fshat dhe nuk kanë ku të shkojnë ku të ikin, ndoshta po të ishin në qytet do të kishin lakmuar, tha drejtori Femi Isifu. “Unë si drejtor nuk kamë dëgjuar se nxëënësit në këtë shkollë pijn duhan apo lëndë tjera narkotike, ndoshta mund të dhezin ndonjë cigare në mbrëmje të maturës mirëpo të pihet rregullisht në shkollë nuk kemi këso lloj raste. Tani me reformat e reja të punës ku është hequr përdorimit dhuna fizike nxnësit më së shumti janë vetëdijsuar se si duhet shmangur dukurive negative, përmes ligjeratave dhe këshillave të arsimtarëve” thot Isufi. Ata të cilt më së shumti ballafaqohen me problemet e nxënësve dhe merren me çdo lloj natyre të fëmiut janë mësimdhënësit mirëpo këta të fundit thotn se, bëjnë durim i kuptojnë dhe i këshillojnë sidmos arsimtari i mësimit fetar në shkollën “Sami Frashëri” në Lluçan i cili tha se, kjo shkollë është për çdo lavdatë. Për të qenë fëmiu më i edukur dhe larg vetive negative janë prindërit ata të cilt duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi fëmijëve të tyre, duke i këshilluar duke folur me fëmijët për çdo lloj teme, pasi që tani nxnësit e shkollave fillore janë në atë moshë ku ndoshta është shumë vështir të punohet, mirëpo jo dhunë fizike, por këshilla dhe vetëm këshilla, porositë drejtori i shkollës fillore në fshatin Lluçan Fehmi Isufi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com