Sh.f “Muharrem Kadriu” pa organe legjitime, të gjith me afat të skaduar

0

Në prill të këtij viti nga Ministria e Arsimit e Sërbisë është emëruar këshilli i dhunshëm dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, ku ky këshill është dashur që për gjashtë muaj sa ka pasur mandatin të kryej dhe të zgjidh problemet brenda kësaj shkolle.

Shkolla fillore ''Muharrem Kadriu''-TëernocKëtij organi siç quhet të dhunshëm i ka skaduar afati më datë 10 tetor dhe nuk ka arritur që brenda këtyre muajve të i zgjedh organet e reja dhe drejtorin e ri si dhe problemet që janë shfaqur kohë pas kohe. Në prononcim për RTB-në, kryeshefi i drejtoratit për arsim pranë komunës së Bujanocit, Bajram Fejzullahu e ka konfirmuar skadimin e këtij këshilli dhe të drejtorit të dhunshëm që thotë se nuk ka punuar as gjë që është kërkuar nga ministria e Arsimit, përpos që ka shkarkuar dhe ka emruar arsimtarë vend e pa venë. Po ashtu dhe inspektori komunal i arsimit, Agim Rashiti, e ka konfirmuar skadimin e këshillit të dhunshëm në Sh.F “Muharrem Kadriu” dhe ushtruesit të detyrës, ku brenda gjashtë muajve Ministria duhet të vij në shkollë dhe të shohë që këta të i kane përmbushur obligimet për daljen nga ky ngërç, gjë që kjo nuk ka ndodhur. Kryeshefi Fejzullahu thekson se, ka pasur pengesa dhe nga Këshilli Nacional Shqiptar dhe shpreson se me zgjedhjet e reja të KNSH-së do të dilet dhe nga ky ngërç në shkollat fillore shqipe në komunë të Bujanocit. Deri më tani pothuajse në të gjitha shkollat fillore shqipe në komunë të Bujanoci, akoma nuk ka drejtor të rregullt të emëruar gati të gjithë janë si ushtrues detyre të drejtorit të përkohshëm./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com