Sh.f “Muharrem Kadriu” fal pushtetit lokal dhe donatorëve nga Turqia bëhet me inventarë të kompletuar

0

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në qendër të fshatit Tërnoc këtë verë ka marrë shumë donacione me vlerë, pas atij që dhuroi bashkëvendasi ynë Bajram Kumova i cili vepron dhe jeton në shtetit Turk, ky i fundit kësaj shkolle i solli dyer, pllaka dhe perde.

vlcsnap-2015-08-07-11h57m57s890

Ndërkaq sot në shkollën e lartëpërmendurë pushteti lokal investoi duke dhuruar banka dhe karrige që kapin velën prej 399.000 dinarëcve, tha ushtrusi i detyrës së drejtorit Naim Salihu. Sipas Salihut punën tjetër që do ta bëjë pushteti lokal i komunës së Bujanocit është se do të bëjë vendosjen e pllakave të sjellura nga kompania “Kumova” e Turqisë. vlcsnap-2015-08-07-11h58m31s468Vlënë të theksohet se në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në qendër të fshatit Tërnoc janë duke u bërë edhe disa renovime brenda hapësirës së shkollës, dhe kështu që me vendosjen e pllakave, dyerve, perdeve, bankave dhe karrigeve të reja, nxënësve si mbetet tjetër vetëm mësim më shumë dhe përfitim dije, ndërkaq punonjësve angazhim të madhë për punë, sepse tani e tutje kushtet në këtë shkollë do të jenë shumë të mira dhe me standarde të larta. ashtu siç i ka hije të funksionojë një shkolle e kompletuar, përfundoi Salihu./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com