Sh.f “Muharrem Kadriu” feston 5 nëntorin (foto)

0

Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc me një program kulturoro artistik ka shënuar sot ditë e shkollës. 5 nëntori, për nxënësit, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc është ditë feste, ditë e përkujtimit të veprës së “Muharrem Kadriut” ku dhe mban emrin kjo shkollë.

DSCN6264

Dita e shkollës u festua në oborrin e shkollës së re në lagjen e strukarëve, ku të pranishëm ishin, nxënës, prindër, mësues, drejtor të shkollave fillore dhe të mesme, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe familjarët e veprimtarit Muharrem Kadriut. Shënimi i kësaj ditë filloi me homazhe pranë varrit të Muharrem Kadriut dhe vendosjes të kurorave nga familjarët dhe stafi i shkollës. DSCN6228Programi për shënimin e ditës së shkollës nisi, me himnin kombëtare dhe atë të shkollës. Me rastin e kremtimit të ditës së shkollës, drejtori Selami Jakupi, para të pranishmëve, uroi këtë ditë dhe elaboroi në pika të shkurtra, jetën dhe veprën e veprimtarit Tërnocas Muharrem Kadriut. DSCN6292Fjalën përshëndetës në ditën e sotme e mori edhe djali i Muharem Kadriut, Edvik Kadriu i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falemdoroi për organizimin që e bënë çdo vit kjo shkollë. Nga nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle ishin përgatitur, këngë, valle dhe recitime. Në shënimin e ditës së shkollës me dy dhurata simbolike u shpërblye Bajram Kumova nga Turqia dhe arsimtari i Muzikës Mitat Ramadani. Pas përfundimit të manifestimit, në hollin e shkollës, ishte shtuar një koktej rasti për të pranishmit./BujanociNet/

DSCN6190 DSCN6209 DSCN6213 DSCN6237 DSCN6243 DSCN6249 DSCN6251 DSCN6277

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com