“Sfidë në Luginë mbeten tekstet shkollore”
16:12 | 05 Nentor 2018
Partia për Veprim Demokratik (PVD), sipas tij, jo vetëm që ka treguar se është partia më e madhe në Luginën e Preshevës, por do të udhëheq me këtë Këshill.

Mustafa ka thënë se tashmë  duhet të ketë koalicion për ta themeluar Këshillin, kjo pasi ka pasur një vendim diskriminues nga ministria e që është zvogëluar numri i anëtarëve tashmë në përbërjen e re të Këshillit.

“Duhet të kemi bashkëpunim me të gjitha listat garuese për në Këshill, po ashtu jemi të interesuar që të kemi përfaqësim të të gjitha listave. Unë i prijë listës  së PVD-së dhe krahas kësaj do t’i marrim përgjegjësit tona për të udhëhequr me Këshillin, por së bashku me listat të tjerat dhe t’i kryejmë detyrat në bazë të mundësive që na jepen”, tha Mustafa për RTK-në.

Ai tha se prioritet e tyre janë në bazë të kompetencave që u jep  ligji për Këshillat Nacionale.

“Prioritetet tona  janë: arsimi, kultura, informimi dhe përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe. Po ashtu prioritet mbetet edhe më tej arsimi  dhe ajo që edhe më tej është sfidë e madhe është sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës si dhe problematikat tjera që duhet të zgjidhen në këtë mandat”, tha Mustafa.

Alesia Bami