Sfida më e madhe e bërë ndonjëherë: Laget me 7000 litra ujë të akullt

0
Një i ri norvegjez ka marrë pjesë në atë që mund të jetë çmenduria e sfidës me kovën me ujë akullt, ai mbi kokën e tij derdhi 7000 litra ujë të akullt duke përdorur një kamion të madh mikser për çimento.

Lars Christian Rødal, një 29-vjeçar nga qyteti Hell, u propozua për të marrë pjesë në sfidën bamirëse nga një mik nga Skocia, por ai në vend të një kove të thjeshtë si shumë njerzit që iu bashkuan kësaj sfide, ai organizoi një version ekstrem të tij duke përdorur një kamion të madh të mbushur me plotë 7000 litra ujë të akullt, shkruan TetovaSot.

Atij i mori plotë 30 minuta për të mbushur kamionin me ujë akull të ftohtë, por i deshën vetëm 30 sekonda për ta zbrazur atë mbi kokën e tij.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com