Sevdai Radogoshi e Rasim Thaqi, rikthehen me projekt të ri (Foto)

0

Përpos dy aktorëve në këtë projekt marrin pjesë edhe Shkumbin Radogoshi, Geta Beqa, Skender Gola, Monika Berisha, Tirron Mamusha, Shpejtim Luzha…

Me skenar të Shkumbin Radogoshit, nesër vjen një skeç i ri me titull “Zyba Balboa”, ku marrin pjesë dy humoristë të mirënjohur kosovar Sevdai Radogoshi dhe Rasim Thaqi, shkruan KultPlus.

Në këtë projekt shfaqen tri pjesë ku na e sjellin Sevdai Radogoshin në personazhin e Qumilit, Binskut dhe Zybasë ndërsa aktori Rasim Thaqi shfaqet në personazhin e tij Cimën.

Përpos dy aktorëve në këtë projekt marrin pjesë edhe Bimi Radogoshi, Geta Beqa, Skender Gola, Monika Berisha, Tirron Mamusha, Shpejtim Luzha…

Realizimi i këtij projekti është bërë nga Bimi Produktion ndërsa regjia nga Sevdai Radogoshi. “Zyba Balboa”, shfaqet nesër më 17 shkurt me fillim nga ora 20:00 në TV Dukagjini.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com