SET-TOP-BOX falas për rastet socilae, në komunën e Bujanocit edhe 300 të pa shpërndarë

0

Në kuadër të procesit të kalimit nga transmetimi televiziv analog në televizionin dixhital Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Sërbisë ka dhënë pajisje set-top-box pa pagesë për familje që janë shfrytëzues të ndihmës sociale në Sërbi.

set-top-box-02

Aplikimet për paketën set-top-box qytetarët kanë pasur mundësi të i dorëzojnë në qendrën për punë sociale apo filialet e fondit pensional deri më 15 mars 2015. Në bazë të numrit të shfrytëzuesve të ndihmës sociale që janë të evidentuar në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc, kjo paisje vetëm se ka filluar të shpërndahet. Sipas Bekim Fazliut psikolog në qednrën për pune sociale në zyrën për rpanimin e palëve, numri i atyre që amrrin ndihmë sociale është 885, ndihmë invalidore janë 298 të cilëve iu takon resiva falas për transmetim digjital. Sipas Fazliut, jo të gjithë që marrin ndihmë sociale kanë bërë kërkesë të marrin këtë paisje të cilën e jep falas Ministria e Teregtisë, Industrisë dhe Telekomunikacionet. Ka dy javë që në adresa shtëpake qytetarëve iu është dërguar dokumenatcioni me të cilin qytetarët mund të marrin paisjen set-tob-box pa pagesë në marketin Maxi dhe tek Orion Net në Bujanoc, si dy pika që bëjnë distribuimin e paisjes digjitale. Qytetarët të cilt kanë marrë paisjet set-top-box than se, kjo paisje u shërben pasi kanë TV-të që nuk psoedojnë këtë pjesë ndërsa televizoret e rinjë nuk kanë nevojë për këtë pjesë, pasi e kanë të instaluar vetë. Mirëpo do të ishte e mirë që ministria e cila ka dhënë këtë paisje, të jap falas sespe ne jemi vendi i varfur un jamë pensionist dhe nuk më mundësohet të marrë këtë paisje, thonë të aknketuarit. “Po e kam marrë këtë paisje para dy jave, ende nuk e kam të isntaluar, jam shfrytëzues i ndihms sociale dhe në momentin kur më ka ardhur dokumentacioni në adresë shtëpiake kam shkuar te Maxi dhe e kamë marrë set-top-box-in. Nuk jam i sigurt por me sa kam dëgjuar janë disa kanale që funskionojnë shpresoj që të më shërbej në të ardhmën pasi nuk kam patur mundësi të blej vet sepse kushton 3 mijë dinarë” thotë një i anketuar tjetër. Tek Orion Net si pikë dsitribuimi i kompansië Orion e cila edhe prodhon paisjet për transpemtim digjital sqaruan për qytetarët, se kjo nuk është rrjet kabllor IPT-v por vetëm paisje shtesë për televizorët e vjetër të cilt nuk e kanë këtë pjesë. Tek Orion.net ka pasur qytetarë të cilt kanë shkuar të marrin falas Set-Top-Box-in mirëpo kanë ngelur edhe në më shumë se 300 cop të kësaj paisje. Vlenë të theksohet se, këto paketa digjitale falas shpërndahen nga Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Sërbi ndërsa janë paguar nga Bashkimi Evropian. Deri më 17 qershor do të duhet të përfundoj porcesi i digjitalizimit në të gjitha vendet e bashkimit europian. Edhe Sërbia deri në këtë datë duhet të kaloj në transmetimin e sinjalit digjital në bazë të marrëveshjes GE06 që ka nënshkruar në Gjenevë në vitin 2006 nën ombrellën e Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar dhe Kombeve të Bahskuar që obligon edhe të gjitha vendet tjera evopiane të kalojn në transmetim digjital. Nga qendra për punë sociale mësuam se me shumë gjasë do të ketë edhe një afat të dytë që qytetarët të aplikojnë për të marrë set-top-boxin falas./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com