Sërish në ring, i pamposhturi Arnold Gjergjaj

0

Boksieri kosovar me nënshtetësi zvicerane vjen sërish në ring. 27 fitore në 27 ndeshje, i pamposhturi me nofkën “The Cobra” do të luftojë më 6 qershor kundër rusit Denis Baktho në sallën St Jakobhalle në Bazel të Zvicrës.

foto (2)

Kampioni i Evropës për peshën e rëndë në versionin EBU-EE aktualisht është në vendin e 46-të të boksierëve më të mirë në botë, por ai është i gatshëm që këtë mision ta dërgojë deri në majat e karrierës së tij. “Do të ishte shumë mirë nëse unë deri në fund të vitit do të jem në mesin e 20 boksierëve më të mirë në botë”, njofton albinfo.ch.

30-vjeçari nga Gjakova deri më tash nuk ka asnjë humbje në boksin profesionist, ndërsa boksieri rus është i 66-ti dhe ka gjithsej 39 fitore dhe 10 humbje.

Trajneri Angelo Gallina është optimist për fitoren e Gjergjajt; “Nëse ne dëshirojmë të ecim përpara, atëherë duhet të fitojmë kundër boksierit rus”, ka thënë ai.

Dueli mes dy boksierëve do të mbahet pikërisht në vendin ku Arnoldi në tetorin e vitit të kaluar e fitoi titullin e Evropës, ndërkaq biletat për këtë duel veçse kanë filluar të dalin në shitje. “Ne presim përsëri të kemi në sallë mbi 2500 simpatizantë tanë”, është shprehur Gallina.

Ndërkaq, siç mëson albinfo.ch, kjo mbrëmje do të ketë edhe një party, ku i ftuar për të kënduar është këngëtari Meda.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com