Seriali “Kafeneja Jonë” tani edhe në Televizion (Video)

0

Kafeneja Jone

Për të gjithë fansat e Kafenesë, RTV21 do të sjellë në ekranin televiziv serialin tuaj të preferuar “Kafeneja Jonë”.

Seriali tashmë ka startuar me sezonin e ri në Gjirafa.com, por me kërkesën tuaj, do të shfaqet edhe në ekranet tuaja televizive çdo të premte.

Me karaktere të reja me batuta interesante vjen sezoni i ri i “Kafenesë”.

Marrëveshja mes RTV21 dhe producentëve nuk ka qenë e vështirë, duke marrë parasysh popullaritetin e Kafenesë, si dhe kërkesën e audiencës që të shfaqet në ekran pasi që ky serial ka qenë pikë bashkimi për familjet tuaja.

“Kafeneja Jonë” ka gjetur ekranin më të përshtatshëm për të shfaqur vetën.

RTV21 vazhdon të sjellë për shikuesit vetëm më të mirën.

Seriali shfaqet çdo të premte në ora 22:15 dhe çdo të shtunë repriza në ora 15:00.

Dy nga protagonistët kryesorë të Kafenesë, Donat Qosja dhe Fatos  Kryeziu ishin të ftuar në programin e mengjesit në RTV21 ku folën më shumë rreth projektit të Kafenesë./RTV21/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com