Sergio Ramos i ‘acaruar’ largohet nga konferenca, ja çfarë ndodhi
15:59 | 14 Qershor 2018

Sergio Ramos është larguar në mënyrë sensacionale nga konferenca për shtyp në prag të ndeshjes së parë të Kupës së Botës ndaj Uruguait, duke pretenduar se i dukej vetja sikur ishte në një funeral.

Kapiteni i Spanjës i ka dhënë fund reshjeve të pyetjeve për trajnerin e shkarkuar Julen Lopetegui duke u larguar nga konferenca.

Ramos dhe trajneri i ri Hierro janë pyetur vetëm për Lopetegui, diçka që pritej por prapëseprapë e ka inatosur së tepërmi kapitenin.

“Më duket sikur jemi në një funeral – por në fakt jemi në Kupën e Botës – një eveniment i mrekullueshëm.

“Duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht këto dy ditët e fundit nuk kanë qenë të bukura pasi Julen ishte pjesë e jona. Ai na ka ndihmuar shumë. Por mendoj se skuadra spanjolle është më e rëndësishme se një individ.

“Gjithsesi kemi besim te Hierro. Edhe stafi është ai i vjetri. Do të shihni Spanjën që keni parë gjithmonë – një Spanjë që luan bukur – nuk do ta humbasim përqendrimin”, shtoi mes tjerash Ramos.

Aurela Hoxha
S