Përmirësohet gabimi: Serbisë i janë hequr tri pikë (Foto)

0

(E plotësuar) Faqja zyrtare e UEFA-s e ka përmirësuar tabelën e Grupit I dhe tash figuron se Serbia ka një pikë dhe jo ‘-2’ pikë siç ishte më herët.

serbis-euml-i-jan-euml-hequr-gjasht-euml-pik-euml-foto_hd

Në tabelën e përmirësuar tash shkruan se Serbisë i janë hequr tri pikë, e jo siç shkruante më parë se i janë hequr gjashtë pikë.

Ndeshjet

—————————————————————-

Përfaqësuesja e Serbisë deri sot ka pasur 1 pikë në Grupin I, mirëpo në faqen zyrtare të UEFA-s shkruan se kjo skuadër është minus dy (-2) pikë, me sqarimin se i janë hequr gjashtë pikë në kualifikime.

Me gjasë është fjala për ndonjë gabim teknik, duke qenë se nuk ka kurrfarë njoftimi tjetër zyrtar për këtë çështje.

Kujtojmë që UEFA e shpalli fituese Serbinë në ndeshjen kundër Shqipërisë (3-0) dhe më pastaj ia mori tri pikë.

Që në njëfarë mënyrë ajo ndeshje duket sikur të mos kishte ekzistuar, edhe pse futbollistët shqiptarë përjetuan ferr të vërtetë në Beograd duke u abuzuar në baza racore e duke u sulmuar fizikisht nga tifozët që hynë në stadium, si edhe nga stafi i sigurimit.

Sido që të jetë, në këtë renditje të UEFA-s, Serbia është e fundit në Grupin I me ‘-2’ pikë, ndërsa mbi të gjendet Armenia që ka vetëm një pikë pas katër xhirove të para.

Nga ana tjetër, Shqipëria është në pritje të vendimit përfundimtar pas apelit që ka bërë për atë ndeshje, në të cilën iu shkelën shumë të drejta kombëtares kuqezi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com