Serbia sërish merret me rastin e të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”

0

Gjykata e Lartë serbe e Kasacionit e ka miratuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të prokurorisë shtetërore serbe në lëndën kundër pjesëtarëve të ashtuquajtur Grupi i Gjilanit nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës pasi vlerësohet se është shkelur ligji me lirimin e tyre.

GjilaniMegjithatë, vendimi për lirim mbetët në fuqi pasi vendimet nuk mund të ndërmirren në dëm të akuzuarit, edhe pse është konsideruar se vendimet e gjykatave të tjera, ai i Apelit dhe Gjykatës së Lartë e kanë shkelur ligjin, transmeton Indeksonline.

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Beograd kishte vendosur për lirimin e grupit të Gjilanit të akuzuar për krime kundër serbëve dhe jo shqiptarëve në komunën e Gjilanit nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999.

Aktakuza përfshinë dosjen për dyshimet serbe se ky grup në rajonin e Gjilanit ka vrarë 80 persona, ndërsa 34 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe të paktën 153 persona janë privuar nga liria në mënyrë të paligjshme, torturuar, dhe më pas liruar. /BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com