Serbia s’e tradhton Rusinë, refuzon kategorikisht anëtarësimin në NATO

0

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS.

Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.

“Derisa Vuçiq të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i Mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin, transmeton rel.

Më tutje ai ka theksuar se aeroplanët luftarakë rusë të tipit MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com