Serbia po u’a konfiskon shtetësitë shqiptarëve të Luginës

0

Lëvizja për Integrimin e Luginës së Preshevës, zyrtarisht sot ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në Luginë të Preshevës dhe të atyre që jetojnë brenda territorit të Kosovës, si veprim për të alarmuar institucionet relevante të Bashkimit Evropian, për të parandaluar veprimet e Serbisë, për shpërnguljen e shqiptarëve në tri komunat shqiptare të Lugines së Preshevës.

pasosh

Gjatë takimit të kryesisë, kryetari i Lëvizjes Fatmir Arifi tha se strategjive të Serbisë për shpërnguljen e shqiptarëve, u është shtuar edhe një formë e “spastrimit etnik”.

“Strategjive të ideuara dhe të implementuara në kohë të ndryshme të Serbisë për shpërnguljen e shqiptarëve, u shtohet edhe kjo formë e re e spastrimit etnik – që është ndryshimi demografik i territoreve shqiptare”.

“Faktet në terren po tregojnë se në strategjinë shtetërore serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga e kaluara e tyre. Në tezat e tyre nuk ka asgjë të re, asgjë që nuk është thënë para një shekulli nga pararendësit e tyre. Synimi primar i politikave shtetërore serbe është shumë i qartë: sa më pak shqiptarë në Luginë të Preshevës”.

Arifi ka listuar edhe veprimet që ka ndërmarrë shteti serb për të shpërngulur shqiptarët e Luginës:

•    fshirja nga librat amë e vendbanimeve apo adresave (aty ku shqiptarët kanë lindur, jetuar dhe ende i kanë shtëpitë)

•    pamundësia e rregullimit të dokumentacioneve personale (certifikata e lindjes, letërnjoftimi, pasaporta dhe nënshtetësia)

Arifi gjithashtu kërkoi nga të pranishmit që të informojnë aktivistët dhe qytetarët për këtë iniciativë dhe t’u sqarojnë për qëllimin e saj.

Sipas tij, veprimet e mëtutjeshme do të jenë: informimi i subjekteve politike dhe krerëve institucionalë lokalë të komunave në Luginë, ku nga ata do të kërkohet qëndrim i prerë për përkrahje apo mospërkrahje të këtij peticioni”.

Lëvizja për Integrim njofton të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë gatshëm që përmes nënshkrimit të tyre ta mbështesin këtë peticion, fletënëshkrimi gjendet në zyrat e Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës  pranë sheshit “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan si dhe në grupet e aktivistëve të cilët janë të autorizura për mbledhjen e nënshkrimeve.

Të drejtën për ta nënshkruar këtë peticion e kanë vetëm qytetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com