Serbia po e spastron Luginën!

0

Qeveria e Serbisë ka filluar në heshtje një fushatë të spastrimit etnik për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme  të Serbisë është duke i fshirë nga regjistrimi i vendbanimit të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në mërgim apo ata që punojnë në Republikën e Kosovës.

rajon-presheva_683611620

Dy ditë më parë, Departamenti i Policisë së Vranjës ka fshirë nga regjistri civil 25 qytetarë nga komuna e Preshevës, shumica prej të cilëve kurrë nuk kanë migruar jashtë komunës, shkruan zëri. Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tha se autoritetet e sigurisë nuk po i heqin nga regjistrimi vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë në Luginë. Kjo, siç tha ai, është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, sepse askund nuk lejohet që qytetarin ta fshijë nga regjistri i vendbanimit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com