Serbia pengon inkuadrimin e shqiptarëve të Luginës në Polici

0

Derisa Policia e Kosovës po pengohet nga Serbia të anëtarësohet në Interpol, ky shtet po e pengon edhe inkuadrimin e shqiptarëve në polici shumetnike në Luginë.

Numri i shqiptarëve në policinë shumetnike në tri komunat e Luginës, është në rënie e sipër.

Këtë konstatim e ka nxjerrë një hulumtim i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Luginës së Preshevës. Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Luginë, ka reaguar ndaj dukurisë së zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në strukturën e policisë multietnike në Luginë e Preshevës.

Formacion ky i formuar, pas arritjes së paqes në rajon. Belgzim Kamberi i KDNJ-së, ka thënë rënia e numrit të shqiptarëve në policinë multietnike po vazhdon gjithnjë e më shumë, pa marrë parasysh arsyet e drejta a po jo të drejta, ndërkohë që ata nuk po zëvendësohen përsëri me shqiptarë dhe janë fare pak të ngritur në zinxhirin komandues.

Naser Aziri, ish kryetar i Komisionit për formimin e policisë multietnike, ka thënë se marrëveshja e vitit 2002, ka pas për bazë përfaqësimin proporcional në bazë të strukturës së popullatës, që i bie se shqiptarët do të duhej të jenë me numër më të madh të përfaqësuar në këtë formacion policor.

Në bazë të një hulumtimit të realizuar,i pari i KDNJ-së, ka thënë se policia multietnike është e pa kompetenca për sa i përket çështjeve jetike të sigurisë.

KDNJ e Luginës Përderisa numri i shqiptarëve në policinë multietnike të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës është në rënie e sipër, plotësimi i tyre po bëhet me pjesëtarë të komuniteteve serbe, rome e të tjera, të cilët vijnë nga komuna të tjera jashtë Luginës, konstatohet në KDNJ. /rtk

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com