Serbia nuk pajtohet me pavarësinë, ende ëndërron për një status tjetër të Kosovës

0
Serbia vazhdon ëndrrën për një status tjetër nga ky i tashmi i pavarur i Kosovës. Pas dështimit të dhjetëra projekteve gjatë çerekshekullit të fundit, ajo paralajmëron një tjetër plan për statusin e Kosovës, gjoja për të penguar zgjidhjen e përshpejtuar për Kosovën nga Bashkimi Europian.
Sipas të përditshmes së Beogradit, “V.Novosti” , ‘propozimi i zgjidhjes për statusin e Kosovës do të jetë projekt i përbashkët i Qeverisë dhe i presidentit të Serbisë, ndërsa propozimi i këtij dokumenti tashmë është formësuar dhe kanë filluar konsultimet e përditshme të kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe presidentit Tomisllav Nikoliq’.

Meqë ka shenja se Brukseli do të mund të përshpejtojë zgjidhjen e statusit të Kosovës, autoritetet serbe kanë vendosur që vetë të ofrojnë zgjidhje dhe disa nga idetë i kanë shfaqur në qarqet ndërkombëtare, shkruan Novosti.

Pjesa kryesore e propozimi, sipas informatave të “Novostit” ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe, të cilin Beogradi e sheh si shtyllën më të rëndësishme të Marrëveshjes së Brukselit, kurse Perëndimi dëshiron ta reduktojë në “lapsa dhe tabake për gota”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com