Serbia nuk e zbaton marrëveshjen për diploma për shqiptarët e Luginës

0

Marrëveshja për njohje reciproke të diplomave nuk po zbatohet dhe po pengon të diplomuarit e Luginës së Preshevës në Kosovë që të punësohen në Serbi edhe pse ajo është arritur tash katër vjet. Reagimet e përfaqësuesve të Luginës dhe kërkesa e tyre për zbatimin të kësaj marrëveshjeje nuk kanë sjellë asnjë presion mbi Serbinë.

Diploma

Nuk ka përpjekje nga Qeveria e Kosovës për të detyruar Serbinë që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Marrëveshja për njohje reciproke të diplomave nuk po zbatohet dhe po pengon të diplomuarit e Luginës së Preshevës në Kosovë që të punësohen në Serbi edhe pse ajo është arritur tash katër vjet. Reagimet e përfaqësuesve të Luginës dhe kërkesa e tyre për zbatimin të kësaj marrëveshjeje nuk kanë sjellë asnjë presion mbi Serbinë. Por, as përgjigje nuk ka nga pala kosovare pse marrëveshja po mbetet vetëm në letër. Përkundrazi, Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, ka thënë se pala shqiptare në bisedime me Serbinë po nënshkruan marrëveshje tjera, përderisa Serbia nuk po respekton ato që janë nënshkruar më parë, sikurse është marrëveshja për diploma./zeri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com