Serbia ndalon përdorimin e qeseve të plastikës
15:05 | 19 Prill 2018
Serbia do të ndalojë përdorimin e qeseve të holla plastike dhe do të aplokoj pagesën e detyrueshëm të qeseve të biodegradueshme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas Politikës, në atë ministri, Serbia, ndonëse nuk është anëtare e BE, do të zbatojë të gjitha masat e miratuara për Direktivën e Plastikës të miratuar kohët e fundit. Sipas kësaj Direktive të shkurtit të këtij viti, kufizohet konsumi maksimal vjetor i qeseve të plastikës në 90 për person, deri në fund të vitit 2019, citon RTV Presheva. “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me rrjetet e shitjes me pakicë, si dhe me sektorin joqeveritar, në mënyrë që të ndikojmë në zhvillimin e vetëdijes mjedisore të qytetarëve për këtë çështje,” deklaruan në Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas vlerësimeve jozyrtare të sektorit të tregtisë, rreth 200 milionë euro shpenzohen çdo vit në Serbi për blerjen e qeseve plastike dhe qytetarët shpenzojnë mesatarisht shtatë qese në ditë.

Alba Hoxha