Serbia mirëpret tifozët shqiptarë

0

Serbia mirëpret tifozët shqiptarë

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka njoftuar se i mirëpret tifozët shqiptarë në ballafaqimin e 14 tetorit në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Serbia ka bërë të ditur se do t’i mirëpresë tifozët shqiptarë në Beograd për duelin e 14 tetorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) injoroi kërkesën e palës serbe që duelet të zhvillohen pa praninë e tifozëve mysafirë. Andaj, Federata Serbe e Futbollit (FSS), ka publikuar një komunikatë duke u dëshiruar mirëseardhje tifozëve shqiptarë në Beograd.

“FSS dëshiron ta demonstrojë dëshirën e madhe dhe gatishmërinë për një organizim sa më të mirë. Me këtë rast, organizatori do ta sigurojë numrin e paraparë të biletave në dispozicion për tifozët e Shqipërisë. Ndërkaq, e njëjta gjë do të ndodh edhe me ekipin shqiptar, më 8 tetor 2015, në ndeshjen e kthimit”, shkruan në komunikatën e FSS-së.

“FSHF do t’i marrë të gjitha përgjegjësitë për sjelljen e tifozëve të tyre. FSS do ta fillojë bashkëpunimin me autoritetet e shtetit rreth organizimit të ndeshjes Serbia – Shqipëria, me besimin se së bashku do ta shfrytëzojmë këtë mundësi ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Mysafirët nga Shqipëria janë të mirëseardhur në vendin tonë dhe urojmë që të gjithë tifozët serbë, të bëjnë tifo në shpirtin e ‘fair-play’, duke e mbështetur ekipin që ta arrijë një fitore domethënëse”, përfundon komunikata e FSS-së. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com