Serbia merr kryesimin e OSBE-së

0

Serbia këtë vit do ta kryesojë Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Europian (OSBE).

OSBEPërfaqësuesi i përhershëm i Serbisë në OSBE merr kryesimin e këtij trupi më 1 janar, ndërsa më 15 janar, në Vjenë, ku gjendet selia e OSBE-së, do të mbahet konferenca e parë e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së e cila do ta shënojë zyrtarizimin e fillimit të kryesimit serb.

Beogradi zyrtar thekson se angazhimi kryesor serb gjatë kryesimit të saj do të jetë kriza në Ukrainë.

Serbia gjatë krizës së deritashme në Ukrainë luajti më shumë letrën ruse se sa atë europiane.

Udhëheqjen e OSBE-së për një viti Serbia e mori edhe me votën e Shqipërisë.

Mendohet me të drejtë se gjatë kohës së kryesimit të Serbisë në OSBE, Beogradi do të bëjë çmos që Kosovës t’ia mbyllë dyert në këtë organizatë, por edhe në organizmat tjerë evropianë, rajonalë e ndërkombëtarë.

Sivjet OSBE-ja shënon 40 vjetorin e Aktit Final nga Helsinki lidhur me të drejtat e Njeriut i cili nxiti fillimin e lëvizjeve kundër regjimeve komuniste në Europën Lindore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com