Serbia me platformë për ndarje të Kosovës në tri pjesë

0

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka bërë gati versionin përfundimtar të platformës së tij për Kosovën.

nikoliq-serbia-po-rrudhet-ccedil-do-vit-po-e-humbim-nga-nj-euml-qytet_hd

Dokumenti thuhet se është duke u përgatitur për muaj të tërë dhe do të përcaktojë pozicionin duke njohur tri situata në terren: pjesën ku jetojnë shumica e serbëve, pjesa ku shqiptarët janë një shumicë dhe pjesën ku në shumicën e banuar me shqiptarë më herët thuhet se popullata serbe ishte më e shumta!

“Dokumenti i ri duhet të jetë propozimi i një zgjidhje të përhershme të statusit, në interes të të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe qëllimi nuk është që dikush të dëmtohet”, kanë thënë zyrtarët e kabinetit të presidentit serb Nikoliq, transmeton Infokusi.

Plani i ri thuhet se do të sigurojë “autonominë më të gjerë të mundshme” dhe nuk do të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës të Serbisë!

Për Dokumentin thuhet se do të ketë konsultime edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thuhet se do të vlerësohet se kur është koha e duhur për të dalë në publik.

“Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare themelore, që përpiqet për një zgjidhje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Përkundër bisedimeve të shumta në mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe përkundër deklarimeve të udhëheqësve tanë se Serbia na njohu de jure e de fakto, siç po shihet Serbia dhe udhëheqja e saj jo që nuk e njeh realitetin e ri në Kosovë dhe pavarësinë e Kosovës, por akoma po bënë plane për fatin e Kosovës”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com