Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë.
Mbyllja e terminalit doganorë ka ngjallur reagimet edhe të shoqërisë civili, Besim Shabani, nga organizata joqeveritare “ Agjencioni për Zhvillim Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mos gatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilën mbi 95 % jetojnë shqiptarët.
Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa Banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganorë.
Në rrethana të tilla Presheva nga një qendër po shndërrohet në një Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vranjë e cila është rreth dyzet kilometra larg Preshevës, konstatojnë njohësit e çështjeve ekonomike.