Serbia kushtëzon investimet me vota për Listën Serbe
09:53 | 16 Prill 2019

Krerë të Listës Serbe ua kanë rekomanduar serbëve të veriut të Kosovës të votojnë për kandidatët e këtij subjekti politik për kryetar të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në të kundërtën, siç ka lënë për të kuptuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, Serbia do të heqë dorë nga investimet në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës me popullatë serbe, shkruan Zëri.

Ende pa filluar fushata zgjedhore, e cila është planifikuar të zgjasë 5 ditë, krerë të Listës Serbe kanë paralajmëruar serbët se nëse nuk fitojnë ata, atëherë Serbia do t’i tërheqë investimet që ka ndarë për mjediset serbe në Kosovë.

Kejvina Kthella