Serbia krijon njësi speciale anti-dron

0

Droni që u lëshua në stadiumin “Partizan” gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, ka shtyrë këtë shtet që të krijoj një njësi speciale për këtë punë.

dronPër herë të parë, Serbia do të ketë edhe njësinë speciale të saj Antidron, dhe kjo po bëhet gati për samitin “Kinë – Ballkan”, që do të mbahet me 16 dhjetor në Beograd.

Gjatë kohës sa do të mbahet samiti, një helikopter i policisë serbe do të qëndrojë në gatishmëri për të monitoruar hapësirën ajrore.

Sipas, portalit “Kurir”, Beogradi ka kohë që ka nisur përgatitjet për masat e sigurisë, të cilat do të jenë nga më të rreptat që janë ndërmarrë ndonjëherë.

Në këtë samit, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas këtij portali, të hënën, një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë “provën gjenerale”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com