SERBIA KËRKON NDIHMË NGA RUSIA PËR MOSNDRYSHIM TË KUFIJVE

0

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se Ballkani po shkon disa vite prapa për shkak të dëshirës së Kosovës dhe Shqipërisë për të krijuar një shtet të përbashkët shqiptar.

20150515152457959620

Ai tha se Serbia dhe Rusia duhet të bëjnë përpjekje të bashkërenduara për të parandaluar një rishikim të ri të kufijve
Nikoliç, siç citojnë mediat serbe, tha se në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov është theksuar se është shumë e rëndësishme përkrahja e Rusisë që ia ofron Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur është fjala për Kosovën.

“Qëndrimi juaj në Këshillin e Sigurimit është mjaft i qartë, dhe ne jemi mirënjohës për këtë”, citohet të ketë thënë Nikoliç.

Presidenti serb ka shtuar se Serbia dhe rusia janë “afër” kur bëhet fjalë për “pika të nxehta”, transmeton Telegrafi.

“Ballkani, pas disa vitesh kur Serbia po përpiqet të jetë një oazë e paqes, kthehet disa vjet më parë dhe e gjithë kjo është pasojë e të ashtuquajturit shtet të pavarur të Kosovës dhe dëshirës së kësaj, si dhe dëshirës së Shqipërisë për të krijuar një shtet të madh shqiptar, cili do të përfshinte edhe kufijtë e katër shteteve për rreth”, ka thënë Nikoliç.

Mediat serbe shtojnë se Lavrov ka theksuar se Rusia është e shqetësuar në lidhje me tendencat terroriste në Ballkan dhe ka shtuar se ato nuk duhet të injorohen, sepse ekziston rreziku i incidenteve të reja.

. Lavrov vlerësoi kryesimin serb të OSBE-së për një qasje të balancuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com