Serbia “investon” në Kosovë 867 mijë euro në ditë

0
Komiteti i Anketave i Parlamentit të Serbisë, pas një pune disa mujore ka vlerësuar se ka pasur keqpërdorim të parave që ishin të ndara nga buxheti i Serbisë për Kosovën.
Sipas këtyre të dhënave zyrtare, vetëm gjatë 2012- 2013, në Kosovë janë investuar mbi 634 milionë euro.

Raporti i komisionit konfirmon akuzat e publikuara në qarqet e brendshme si “grabitje patriotike”, e cila u transmetua dy vjet më parë.

Nën pretekstin ndihmë popullsisë serbe në Kosovë, qytetarët serbë përmes buxhetit, mesatarisht, vazhdojnë të japin qindra mijëra euro në ditë edhe për projekte të dështuara, për ndërtesa të pa ndërtuara, salla, rrugë, sigurimin për kompanitë private, për të financuar kompanitë imagjinare publike.

Sipas B92, qarqet e mëparshme, shumë institucione shtetërore, agjencitë dhe ndërmarrjet publike nuk kanë paraqitur asnjë informacion në lidhje me shpenzimet e tyre dhe kur dihet që kanë marrë në minimum një shumë prej 650,000 euro në ditë, shumë e cila kinse është shpenzuar në Kosovë, kurse tani të gjithë informacionin e dhënë është i plotë, e nga kjo doli se shpenzimet janë shumë më të larta.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare dhe të plota, vetëm gjatë 2012 dhe 2013, në Kosovë janë investuar mbi 634 milionë euro, pra një mesatare prej mbi 867.000 eurosh në ditë.

Gjatë kësaj kohe pothuajse asnjë ndihmë nga këto para nuk do të arrijnë destinacionin e duhur, për ata që kanë nevojë, kështu është menduar dhe që doli se është e vërtetë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com