Serbia i druhet “dronit” të ri – bukuroshes Marina Vjollca

0

Marina Vjollca i ka kompleksuar edhe mediat serbe me bukurinë e saj. E përditshmja serbe, “Kurir” shkruan se Marina është gazetare sportive dhe pjesë e skuadrës shqiptare te futbollit në pjesën e marketingut.

Marina Vjollca

“Aq më shumë që ofrohet përballja e Serbisë me Shqipërinë në Elbasan (gabim, luhet në Shkodër), nga ana shqiptare rriten kërcënimet, kurse njëra nga ato vije nga seks-bomba dhe joshësja e futbollistëve, Marina Vjollca, gazetare sportive dhe anëtare e PR-it të skuadrës reprezentuese të Shqipërisë”, shkruan kjo gazetë, transmeton Indeksonline.

Kjo gazetë, që njihet për retorikën nacionaliste, tutje shkruan se “tifozët nga Tirana dhe Prishtina përmes medieve po dërgojnë mesazhe se si do t’i vrasin të gjithë serbët më 8 tetor nëse vijnë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë”.

“Megjithatë, përveç këtyre kërcënimeve, për lojtarët tanë ekzistojnë edhe kërcënime nga starleta shqiptare dhe seks-bomba. Njëra nga më të rrezikshmet për reprezentuesit e Serbisë, gjithsesi është Marina Vjollca, gazetare sportive e njohur për atë që shumë lehtë i bën për veti bashkëbiseduesit. Kështu që të përzgjedhurit e Radovan Çurçiqit, përveç huliganëve, duhet të kenë kujdes edhe nga kjo bionde e bukur”, shkruan “Kurir”.

Kjo gazetë ia huq sërish, duke e lidhur Marinën me futbollistët shqiptar, si Lorik Cana e Adnan Januzaj.

Po ashtu tutje thuhet se ajo është mbështetëse e “Shqipërisë së Madhe”, kështu që shpesh poston fotografi me logon e UÇK-së. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com