Serbia i diskriminon shqiptarët, u ndalon të mësojn me librat shqipë nga Kosova

0

Serbia nuk i ka lejuar librat shqipë që ishin me dedikim për nxënësit e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë.

Shkruan: Refik Hasani

Shkruan: Refik Hasani

Këto libra si një donacion nga Ministra e Arsimit të Kosovës ishin që nga muaj shtator 2015 ishin borgosur në terminalin doganor të Preshevës. Pikërisht në këtë ditë një mars ku para 24 viteve është mbajtur referendumi për Autonomi Poltiko-Territoriale apo bashkangjte me Kosovën amë. Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik. Në këtë krahinë shqiptare u hoqë lapidari i UÇPMB-ës më 20 janar 2014. Në Kosovë nxënësit e pakicës Serbë i gëzojn të gjitha të drejtat pasi mësojn me plan dhe program të Serbisë. Minoriteti Serbë në Kosovë ka edhe Universitet në Mitrovicë e mos të flasim për shkolla të mesme, libra e literarurë tjetër shkollore. Republika e Kosovës të kërkoj reciprocitet edhe në aspektin shkollor,nostrifikim të diplomave dhe librave. Vetë Kryeminstri i Serbisë z.Aleksandër VUÇIQI,në një vizitë që ia bëri Bujanocit së fundi e paralajmaroi që nuk lejohet që të mësohet për dëshmorin e Kombit Adem Jashari,kjo ka arsye që i pengon. Në Kosovë nuk dihete se çka përmbajn librat e historisë dhe si na quajnë neve shqiptarëve.Serbia e konteston Republikën e Kosovës,kurse shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë na mohon të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive dhe jemi të diskriminuar. Tirana dhe Prishtina zyrtare të vazhdojn raportet miqësore me Beogradin.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »