Serbia e gatshme të ‘shkëputet’ nga Rusia

0

Një ndryshim i madh në politikën serbe, pasi kryeministri Aleksandër Vuçiç se vendi i tij do të pranojë kërkesën e SHBA-së, për të reduktuar varësinë nga gazi rus.

Vucic

Deklarata e kryeministri Vuçiç u bë gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, pas vizitës zyrtare në Tiranë, ku theksoi bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

Vuçiç tha se shteti i tij do të pranojë thirrjet e SHBA-ve, duke i shkuar idesë të një gazsjellësi të përkrahur nga Amerika, që do të sillte gaz në Europë nga Azerbajxhani.

“Sa i përket sigurisë energjike, jemi të gatshëm që të diversifikojmë burimet e gazit në Serbi, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë. Shkuam drejt asaj që mund të sjellë prosperitet”, tha Vuçiç.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com