Serbia e gatshme për gjithçka me Kosovën, përveç njohjes së pavarësisë

0

Ministri i Jashtëmi Serbisë, Ivica Daçiq, tha para raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, se pala serbe do të jetë konstruktive, por me asnjë kusht nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

serbia-e-gatshme-p-euml-r-gjith-ccedil-ka-me-kosov-euml-n-p-euml-rve-ccedil-njohjes-s-euml-pavar-euml-sis-euml_hd

“Ne presim përparim, por jo në kurriz të interesave tona kombëtare”, tha Daçiq para gazetarëve në “EXPO Ndërkombëtare 2015” në Milano, me rastin e shënimit të “Ditës së Serbisë”.

Kur u pyet se deri ku janë të gatshëm të lëshoj pe delegacioni serb, Daçiq tha se “çdo gjë është e diskutueshme, përveç njohjes së Kosovës”, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të bëjmë asnjë veprim për njohjen epavarësisë së Kosovës, dhe çdo gjë përtej kësaj, është e pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne deri më tani kemi refuzuar të gjitha përpjekjet indirekte që përmes negociatave neutrale të propagandohet apo definohet pavarësia e Kosovës dhe, kështu ne do të vazhdojmë të sillemi”, tha Daçiq.

Kryediplomati serb tha se pritet një presion i madh mbi shtetin e Serbisë.

“Sipas informatave nga qarqet diplomatike, shumë pritet prej këtij raundi të bisedimeve. Kjo padyshim do të thotë se presioni do të jetë i madh, por Serbia me siguri do të ketë një qasje konstruktive si më parë. A do të arrijmë marrëveshje konstruktive, kjo nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga pala tjetër, e cila nuk pranoi të pajtohet me disa propozime, të tilla si Asociacioni i Komunave Serbe”, tha Daçiq.

Kujtojmë se raundi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare, i cili është caktuar të zhvillohet më 23 qershor në Bruksel, do të jetë kyç rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërsa për Serbinë do të thotë edhe hapje të kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com