Serbia do deshqiptarizimin e Luginës

0

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 u ka pasivizuar 256 qytetarëve shqiptarë vendbanimet e tyre, pavarësisht faktit se ata vazhdojnë të kenë pasuritë dhe familjet e tyre në Komunën e Preshevës. Këto të dhëna të publikuara nga vetë kjo Ministri, kanë shqetësuar Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Luginës, shoqërinë civile dhe institucionet shqiptare të kësaj zone.

serbia-do-deshqiptarizimin-e-lugin-euml-s_hd

Sipas të parit të KDNJ-së në Luginë, Belgzim Kamberi, shteti serb tani po përdor veprimin e tretë diskriminues, atë të pasivizimit të vendqëndrimit dhe vendbanimit me qëllim të deshqiptarizimit të rajonit.

Ky veprim vjen pas mohimit të së drejtës për t’u kthyer në vatrat e tyre qytetarët shqiptarë që ishin dëbuar gjatë viti 2000/2001, si dhe pas konstatimit të njëanshëm se në Serbi jetojnë vetëm pesëmijë shqiptarë.

Ndaj dukurisë së pasivizimit të vendqëndrimit dhe vendbanimit kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë. Ndërkohë, përmes një komunikate për medie kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme të siguruar në bazë të ligjit për qasje në informata zyrtare, në komunën e Preshevës dhe Bujanocit gjatë vitit 2013 i është pasivizuar 124 qytetarëve e drejta e vendbanimit, ndërsa në 2014 këtë të drejtë e kanë humbur 132 qytetarë, vendim ky i ndërmarr në bazë të Ligjit mbi vendbanimet dhe vendqëndrimet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com