Serbia, Bosna e Kosova kanë veturat më të vjetra në Ballkan

0

Golf2

Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës ngasin makinat më të vjetra në Ballkan. Mosha mesatare e automjeteve arrin rreth 14 vjet, që është pothuajse dyfishi i moshës mesatare të makinave që ngasin qytetarët në Bashkimin Evropian, sipas një studimi të kryer nga gazetarët AA.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, mosha mesatare e makinave që ngasin në rrugët e Bosnjës dhe Hercegovinës është 17 vjet. Eksperti për monitorim në Institutin për Inxhinieri Ekonomike në Zenicë, Semir Selimoviq në një intervistë për AA vuri në dukje se më shumë se dy të tretat e automjeteve në BeH janë më të vjetra se dhjetë vjet.
“Për fat të keq, duhet të konkludojmë se kemi makina shumë të vjetra. Mbi 77 për qind e automjeteve janë më të vjetra se 10 vjet, ndërsa më shumë se 30,7 për qind e automjeteve janë më të vjetër se 20 e më shumë. Mund të themi se, disa vjet më parë, pasi që u miratuar importimi i automjeteve me standard Euro 3, kufizimi nga 7 ka është rritur në 10-12 vjet, kjo ka ndikuar në rritjen e vjetërsisë së automjeteve “, tha Selimoviq duke vënë në dukje se mosha mesatare e makinave të pasagjerëve vitin e kaluar arriti në 17 vjet.
Të dhënat e institutit për Inxhinieri Ekonomike në Zenicë tregojnë se shtetasit e BeH më së shumti përdorin makinat VW, Skoda dhe Audi, por për shkak të rritjes së importeve është rritur edhe numri i makinave franceze, Peugeot, Citroën, Renault, dhe markave italiane, Fiat, Lancia, Alfa Romeo.

Mosha mesatare e automjeteve në Serbi është 16 vjet
Pas BeH, automjetet më të vjetra janë parë në rrugët e Serbisë, ku, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Sigurisë të Trafikut në Serbi, mosha mesatare e automjeteve është 16 vjet, modeli më i kërkuar është Volkswagen.

“Mosha mesatare e automjeteve në Serbi në 2012 dhe 2013 ishte rreth 16 vjet, gjithsesi kjo ndryshon. Mosha e automjeteve ndikon mbi sigurinë në rrugë përmes sigurisë aktive dhe pasive të automjeteve me pajisjet që kanë, si dhe me kontroll teknik të rregullt” tha Millan Bozhoviq, drejtor i Agjencisë së Sigurisë të Trafikut në Serbi.
Shoferët në Serbi definitivisht më së shumti preferojnë makinat gjermane. Sipas Petar Stakiq, nga portali “Makinat e përdorura”, kjo nuk do të ndryshoj një kohë të gjatë, kjo dashuri është bërë traditë në Serbi.

“Në top pesëshen e parë të makinave të përdorura më të kërkuara në vendin tonë, katër vendet e para janë ‘gjermanët’, Renditja është si vijon: më të popullarizuara janë modelet Volkswagen, e ndjekur nga Opel, Audi, BMW dhe “i pa krahasueshmi” në mesin e gjermanëve, Fiat,” tha Stakiç, duke paraqitur të dhënat nga një sondazh të kryer në fund të vitit 2014. Përveç këtyre markave, serbët ngasin edhe makina Mercedes, Renault, Peugeot, Ford dhe Citroën.

Në Kosovë mosha mesatare e veturave është 15 vjet
Pas Serbisë vijon Kosova, ku mosha mesatare e automjeteve, sipas të dhënave të fundit që disponon Zyra për regjistrimin e automjeteve, është 15 vjet. Kosovarët preferojnë makina të prodhuesit gjerman Volkswagen, dhe modelet më të zakonshme janë Golf II, Golf III, konfirmohet për AA nga Zyra e regjistrimit të automjeteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës. Kur është fjala për moshën e automjeteve të regjistruara, kryesojnë modelet e vjetra 13 vjetësh, të vitit 2002, që ka 22.727. Pasojnë modelet nga 1989, të cilat janë 22.313, ndërsa në vendin e tretë makinat nga 2001 me 22.239 sosh.

Në Mal të Zi dominojnë makina të moshës rreth 14 vjet të vjetra
Në mesin e vendeve të tjera në rajon, në Mal të Zi dominojnë makina që janë rreth 14 vjeç të vjetra. Sipas Ministrisë së Transportit të Malit të Zi nga 2013, mosha mesatare e automjeteve në Mal të Zi arriti në rreth 14 vjet. Nga total prej 154.420 makina pasagjerësh të regjistruara në 2013, 35.000 prej tyre ishin automjete të vjetra më shumë se 20 vjet. Në rrugët e Malit të Zi shumica e automjeteve janë të vjetra 20 e më shum vjet.

Eksperti për trafik Svetislav Konstantinoviq në një intervistë për AA thekson se automjetet e prodhimit të vjetër, në një farë mënyre mund të jetë shkaku i aksidenteve.
“Kur flasim për strukturën e moshës së automjeteve, ne jemi të vetëdijshëm se struktura e automjeteve të moshës 15-18 vjet, dhe kjo me një përqindje të vogël ndikon në shkaktimin e aksidenteve të trafikut. Kjo mund të jetë defekti i sistemit të menaxhimit, sistemit të frenave apo dritat sinjalizuese” tha Konstantinoviq, duke shtuar se ligji për sigurinë e trafikut në Mal të Zi në këtë aspekt ka sjell përmirësime të konsiderueshme.

“Kjo është reflektuar në aspektin e kontrollit rigoroz teknik. Janë vendosur kritere dhe rregulla të reja, regjistrimin shumë trajtohet seriozisht, dhe se automjeti duhet ti plotëson këto kërkesa për inspektim teknik, që është shumë e rëndësishme,” vëren Konstantinoviq.

Nga vendet e Ballkanit, makinat më të reja i ngasin shtetasit e Kroacisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku automjetet janë mesatarisht rreth 12 vjet të vjetra.
Sipas Qendrës kroate për automjetet (CVH) për 2013, të cilat përfshijnë të gjitha kategoritë e automjeteve, mosha mesatare e 1.870.300 automjeteve në rrugët kroate është 12,66 vjet. Të llogaritur sipas moshës së të gjitha automjeteve, në kontrollin e rregullt teknik në 2013, shumica e automjeteve ishin të moshës 10 vjeç ose më shumë, kjo është një shifër prej 1.117.764 ose 59,76 për qind. Automjete më të vjetra se gjashtë deri në nëntë vjet, kishte 431.511 apo 23,07 për qind nga dy në pesë vjet 277.126 ose 14,82 për qind, dhe automjetet motorike më të reja se një vit 43.899 ose 2,35 për qind. Mosha mesatare e makinave në 2013 ishte 11,8 vjet.

Sipas kontrollit teknik, tek makinat e moshës 10 vjeçare dominon modeli Volkswagen me 167.060, pastaj Opeli 101.076, Mercedes 35.735, Ford dhe Shkoda dhe Audi. Në rrugë, automjetet e moshës 5-10 vjet në 2013 ishte Opel, pastaj Renault dhe Volkswagen.

Mosha mesatare e automjeteve në Maqedoni është 12 vjet
Sipas Entit të Statistikave të Maqedonisë për 2013, pjesa më madhe nga numri i përgjithshëm prej 411.637 automjeteve në atë vend janë më të vjetër se 10 vjet. Në Maqedoni, 75,2 përqind e automjeteve janë më të vjetra se 10 vjet, ndërsa mosha mesatare e automjeteve në vend është 12 vjet.
Numri i automjeteve të moshës nën dy vjeçare në Maqedoni ka rënë me rreth pesë përqind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas informatave të fundit në dispozicion në tregun e makinave, vitet e fundit është reduktuar numri i blerjes së automjeteve të reja. Vitin e kaluar Maqedonia ka importuar një total prej 35.107 automjete, nga të cilat 29.558 të përdorura.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë të Transportit të Shqipërisë në 2013, në Shqipëri kishte rreth 450.000 automjete, nga të cilat pjesa më e madhe të përdorura. I njëjti burim thekson se automjetet e vjetra më shumë se 10 vjet kanë marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm të aksidenteve rrugore në vend. Agjencia e Statistikave të Shqipërisë deklaron se mosha mesatare e automjeteve në Shqipëri është 12 vjet. I njëjti burim thekson se Mercedes Benz është makina më e popullarizuar në mesin e shqiptarëve.
Qytetarët e BeH dhe Serbisë ngasin makina dyfish më të vjetra se qytetarët e Gjermanisë, Francës dhe Austrisë
Ndërkohë, në bazë të të dhënave të mbledhura në vitet e kaluara, për strukturën e moshës së automjeteve, mosha mesatare e automjeteve në vendet e Ballkanit është 14 vite, që është gati dyfishi i moshës mesatare të automjeteve në rrugët e Bashkimit Evropian (BE).

Të dhënat e fundit të Shoqatës së Prodhuesve Evropiane të Automobilave (ACEA) tregojnë se, mosha mesatare e automjeteve në Estoni është 14 vjet, Finland 12,3, Portugali 10,5, Suedi 9,8, Gjermani 8,5, Francë 8,2, Belgjikë 8 dhe Austri 7.7. Gjithashtu, mosha mesatare e automjeteve në Britani të Madhe është 7,8 dhe në Slloveni 8,7 vjet. Mosha mesatare e automjeteve në Bashkimin Evropian (BE) është 8,6 vjet. Amerikanët më shumti ngasin makina të moshës 11-12 vjet të vjetra.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com