Serbia bëhet gati për vizitën e Putinit, blindohet Beogradi
19:14 | 11 Janar 2019

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të mbërrijë për vizitë në Serbi më 17 janar ku do të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky do të jetë takimi i tyre i 15-të në nivel presidentësh. Mediat serbe raportojnë se kreu i Rusisë do të pritet në Beograd si kurrë më parë, transmeton lajmi.net.

Madje, një numër i pjesëtarëve më elitarë të njësive speciale ruse tashmë kanë mbërritur në Beograd para vizitës së Putinit.

Ata do të kontrollojnë gjithçka, çdo rrugë ku është parashikuar të kalojë Putin, vendet e takimeve, pajisjet e klimave, ushqimin, internetin e deri te mundësia e ndonjë sulmi me dron.

Putin pritet të shoqërohet në Beograd me 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse, e këtij numri do t’i shtohen edhe 7 mijë policë. /Lajmi.net/

Atalanta Kërçyku