Serbi ther emigrantin shqiptar për “Shqipërinë e Madhe”

0

Urrejtje dhe dhunë racore e një serbi në Greqi i cili pasi ka dalluar në trupin e një të riu shqiptar tatuazhin me simbolet e Shqipërisë së Madhe i është sulur me thikë dhe e ka plagosur rëndë.

therje

Ngjarja ka ndodhur në Katerini të Greqisë, raporton NOA.al, duke cituar burime zyrtare nga policia greke. Shtetasi serb, emri i të cilit nuk jepet nga autoritetet policore greke, është shpallur person në kërkim, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të një emigranti 25 vjeçar nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur në Leptokarya, një qytet në Katerini në Maqedoninë Qendrore të Greqisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e shtetit grek.

“Episodi i përgjakshëm ndodhi teksa një shtetas serb në mjediset e një lokali, ka dalluar se një shtetas shqiptar, kishte tatuazh në njërin krah, me mbishkrimin “Shqipëria e Madhe” dhe hartën simbol”, – bënë të ditur burime policore që citoi media lokale e Katerinit.

“Shtetasi serb iu sul të riut shqiptar dhe nisi një sherr me të, për shkak të tatuazhit që mbante. Në një moment më pas, serbi nxori një thikë me të cilën e qëlloi në trup dhe krah tek tatuazhi, emigrantin shqiptar i cili për pasojë mbeti i plagosur”, – raportojnë mediat lokale në Katerini. I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë për shkak të humbjes së gjakut, në spitalin e përgjithshëm të Katerinit, ndërsa serbi u zhduk nga vendngjarja menjëherë pas therjes me thikë të të riut shqiptar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com