Serbëve të Kosovës u refuzohet azili në Luksemburg, kjo është arsyeja

0

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, 134 persona nga Kosova erdhën në Luksemburg si azilkërkues, megjithatë ky vend më nuk konsiderohet si zonë konflikti dhe shpresa për qëndrim është e paktë, derisa shumica prej tyre do të detyrohen të kthehen, ashtu sikurse familja Çetkoviq.

foto

Azilkërkuesit nga Kosova përfaqësojnë rreth një të katërtën e azilkërkuesve, të cilët kanë arritur në Luksemburg gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Megjithatë, shumica e aplikantëve nga Kosova nuk do të kenë rastin të shohin në dokumentet e tyre nënshkrimin në të cilat miratohet kërkesa e tyre, pasi Kosova konsiderohet si një vend i sigurt, shkruan Luxemburger Wort.

Kështu, kur familja Çetkoviq arritën nga Kosova në Luksemburg në tetor të vitit 2012, ishte parashikuar se aplikimi i tyre për mbrojtje ndërkombëtare përfundimisht do të refuzohet.

Azili i tyre është refuzuar në vitin 2014, edhe pse një leje qëndrimi është lëshuar deri në korrik të këtij viti, në mënyrë që fëmijët në familje të mund të përfundojnë vitin shkollor.

Por edhe pse Kosova nuk është një vend në luftë, gjendja për familjen Çetkoviq do të jetë e vështirë.
“Ata thonë se Kosova nuk është një shtet në luftë, dhe për këtë ata nuk mund t’iu japin azil”, ka deklaruar 16-vjeqari Balsa. “Por ku do të shkojmë?”.

Pas tri viteve qëndrim në Luksemburg, vajza Emiljia flet gjermanisht dhe frëngjisht.
Ajo ka krijuar miq, ndërsa në shkollë dhe familje po brengosen se ajo do të përjetojë kohë të vështira derisa të riintegrohet në shkollë në Kosovë.

Balsa nuk do të vazhdojë shkollimin në Kosovë, pasi ai nuk e flet gjuhën shqipe, transmeton Lajmi.net.
“Jeta ime është e mirë derisa jam këtu”, thotë Balsa. “Nuk e di se si do të mbesë në kontakt me miqtë e mi në Luksemburg kur të kthehem në Kosovë. Ne madje nuk e dimë se ku do të jetojmë”.

“Ne nuk jemi askund të pranuar “

Gjendja e familjes vazhdon të jetë e komplikuar për faktin se babai është serb.

Megjithatë, rikthimi në Serbi nuk është një opsion për familjen për shkak të prejardhjes myslimane boshnjake të nënës.
“Ne nuk jemi askund të pranuar. Vetëm njerëzit në Luksemburg na kuptojnë”, thotë Balsa.
Megjithatë, ligji i Luksemburgut është i qartë. Familja duhet të kthehet në Kosovë.

Mundësia e tyre e vetme për të qëndruar do të ishte nëse njëri nga prindërit i ofrohet ndonjë punë e përhershme.
Kjo do të hapte mundësi për punë dhe leje qëndrimi dhe ribashkim familjar në Luksemburg. (Lajmi.net)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com