Serbët së shpejti pakicë edhe në Serbi

0

Statistikat shtetërore të Republikës së Kroacisë dhe Republikës Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës (krijesë e Dejtonit) tregojnë se këto vendet janë duke u përballur me shkallë serioze negative të shtimit natyror të popullsisë. Një trend i këtillë po e ndjek edhe Republikën e Serbisë,e cilabashk me Kroacinë, shete të dala nga e ish-Jugosllavia, cilësohen me numër më të madh të popullsisëdhe që në aspektin nacional janë edhe homogjene.

Ismet Azizi

Ismet Azizi

Para disa muajve shtypi serb shkruante se murtaja e bardhë është duke e ndryshuar strukturën demografike të Ballkanit. Deri në vitin 2080 në Kosovë do të ketë më shumë shqiptarë se sa serbë në Serbi. Demografët serbë janë të brengosur se për shkak të problemeve me murtajën e bardhë që ka Serbia dhe normës së lartë të natalitetit të shqiptarëve në Kosovë, shqiptarët në të ardhmen e afërt do të jenë në gjendje t’i “shtypin” Serbët nga jugu.
Për nga numri i lindjeve të gjalla dhe natalitetit Serbia është fundit në Evropë. Për t’u zbatuar riprodhimi është e nevojshme që gratë gjatë jetës të lindin së paku 2.1 fëmijë. Edhe sikur të ndodhte kjo, Serbia nuk do të kishte rritje pozitive të popullsisë edhe për 20 vite.
Serbia është një nga dhjetë vendet me popullsinë më të vjetër në botë. Serbia është shteti ku çdo vit vdesin 30.000 njerëz më shumë se sa lindin fëmijë. Së fundmi, Serbia është një vendmenormë të ulët të lindjeve, edhe në qoftë se do të dëshironte, nuk mund ta përmirësojë këtë gjendje gjatë dhjetëvjetëshit e ardhshëm.Sipas Ivana Marinkoviqit, hulumtuese në Qendrën për Demografi të Institutit për Kërkime të Shkencave Sociale, përveç problemeve demografike, Serbinë së shpejti e pretedhe problemiimadh ekonomik. Pikëpyetje e madhe është se a do të jenë serbët në gjendje ta përballojnnërënien e popullsisë dhe rritjen e numrit të të moshuarve. Gjeneratat e pas Luftës së Dytë Botërore,të“bum foshnjave”, të lindura në periudhën kur Serbia kishte shtim të lartë,së shpejti do të hyjnë në kategorinë e popullsisë së vjetër, të pensionistëve. Marinkoviq konsideron se ky do të jetë një problem i madh në aspektin e përballimit ekonomik.
Struktura moshore në Serbi ka kohë që është dëmtuar kurse mosha mesatare e popullsisë është duke u rritur nga viti në vit. Kjo moshë aktualisht është 43 vjet. Nëse kjo normë e rritjes sështimit natyrorë të popullsisë vazhdon deri në vitin 2030, serbët do të përbëjnë 50 për qind të popullsisë së Serbisë. Serbia ka më tepër popullsi që është më e vjetër se 65 vjet se që ka të rinjnën 15 vjet. Edhepse ky shtet ofron masastimuluese të shumta përrritjen e lindjeve,problemi është se ato nuk aplikohennë kontuinitet. Atoshpesh ndërprerën dhe njerëzit nuk e kanë sigurinë e nevojshme për planifikimin e familjes- konsideron Marinkoviq.
Këto konstatime i arsyeton edhe raporti iEnti Republikan i Statistikave në Serbi, icili tregon se vetëm tetë komuna kanë shtim pozitiv.Në vend të parë është Novi Pazari me 8.6 ‰,mandejTutini (7.9), Presheva (4.5), Bujanoci (2.6), Novi Sadi (1.8), Sjenica (1.4). Pasojnë komunat e Beogradit, Zvezdara (1.0) dhe Surçini me 0.4 ‰.
serbiaNëse bëhet një krahasim del në shesh se në Serbi brenda një viti zhduket një qytet i madhësisë së Jagodinës kurse në Kosovëlindë-krijohet një qytet i vogël.Në Kosovëçdo vit lindin më shumë se 27.000 foshnje kurse vdesin rreth 7000 njerëz.Demografët serbë kanë theksuar se rënia e popullsisë do të ndkojë në tërheqjen e vëmendjes së popullsisë afrikane për mërgim në këtë shtet.
Kur jemi te imigrimi i popullsisë, një gjë është e sigurt.Kontinenti afrikan, në aspektin e natalitetit është në lulëzim e sipër. Kët vende të pazhvilluara kanë probleme në lidhje me ushqimin e popullsisë. Prandaj, pasi që Evropa është kontinenti mi i afërt, pritet që një fluks i madh i njerëzve në këtë kontinent. Ata së pari do të zgjedhin vendet që kishin kolonitë e tyre në Afrikë. Por, pasi që vendet perëndimore nuk do të jenë në gjendje t’i pranojnë këta emigrant, sipas Marinkoviqit, ata do të fillojnë të vendosen nëpjesën lindore të Evropës. Më tutje Marinkoviqshton se kjo është mënyra e vetme për ta përmirësuar situatën e shtimit të popullsisë dhe mbijetimit tëekonomisë në Serbi.
Shtypi serb nuk e ka problem vetëm shtimin e ulët të popullsisë në Serbi. Problem i shtypit serb është edhe shtimi i shqiptarëve. Në Serbi brengosen shumë nga fakti se shqiptarët janë në rritje,sa që mediat e tyre i kanë kushtuar rëndësi të veçantë edhe lëvizjes së popullsisë në Maqedoni. Një shkrim në mediet serbe të para disa muajve mbante titullin “Shqiptarët me natalitet “pushtojnë” Maqedoninë” . Këtu është shprehur frikë e madhe se shqiptarët së shpejti do të jenë shumicë.Por ata harrojnë faktin se sikur të mos ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe ato të Kosovës Lindore ( Presheva e Bujanoci), pothuajse të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë në çfarë pozite do të ishte Serbia ?

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com