Serbët nuk e kanë shijuar fitoren

0

Portugalia ia ka shkaktuar humbjen e radhës Serbisë në kuadër të Grupit I duke e mposhtur me rezultat 2-1 në Estadio do Sport Lisboa e Benfica.

serb-euml-t-nuk-e-kan-euml-shijuar-fitoren-video_hd

Nikoqirët ishin më të mirë në çdo pjesë të fushës gjatë fraksionit të parë, në të cilin shënuan një gol.

Coentrao harkoi në zonë, ndërsa Ricardo Carvalho ishte fantastik me kokë (10’).

Në pjesën e dytë, serbët e barazuan rezultatin me anë të Nemanja Matic (61’), por gëzimi i tyre nuk zgjati.

Moutinho dërgoi në top shumë të mirë në zonë, ku e priti Fabio Coentrao për ta rikthyer epërsinë dhe për ta shënuar golin e fitores (63’).

Portugalia është në krye të Grupit I me nëntë pikë, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria që ndajnë vendin e dytë.

Serbia ka vetëm një pikë pas katër xhirosh dhe ndan vendin e fundit me Armeninë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com