Serbët në ethe, ky është plani për dronin që po iu përgatitet
10:02 | 29 Maj 2015

Mediat serbe kanë filluar të frikësohen për ndeshjen e radhës së Përfaqësueses së tyre, në kualifikimet për Euro 2016, që më 13 qershor,e luajnë me Danimarkën në udhëtim. serbia Kurir shkruan se Agjencia e Inteligjencës së Danimarkës, ka arritur në përfundim se emigrantët shqiptar kanë përgatitur një tjetër dron, për ndeshjen Danimarkë – Serbi, transmeton Indeksonline. Nuk specifikohet saktë, nëse droni do të mund të lëshohet në stërvitjet e Serbisë, një ditë para ndeshjes, apo gjatë zhvillimit të ndeshjes. Një dron i tillë, është lëshuar edhe në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku pas kësaj, kishin lindur incidente të mëdha, që quan deri në ndërprerjen e ndeshjes.
Françeska Jaçe