Serbët e krahasojnë Kataloninë me Kosovën, dalin kundër referendumit

0

Spanja është një nga vendet e pakta të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pjesërisht për shkak të situatës në të cilën është vetë. Kjo është edhe arsye se pse shumica e politikanëve serb e mbështesin këtë shtet në çdo aspekt.

Në Katalonia sot u mbajt një referendum për shkëputjen nga Spanja, ku u përcoll me konflikte të ashpra dhe brutalitetin e policisë spanjolle.

Fotografi të të lënduarve dhe video të shumta u shpërndanë në rrjetet sociale, ndërsa asnjë politikan serb nuk qëndroi imun ndaj tyre, shkrun ‘Blic’.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës duke deklaruar se ky vend është një nga miqtë më të mëdhenj të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha lëvizjet e njëanshme që nuk janë në përputhje me sistemin kushtetues të një vendi dhe që nuk janë dakord me autoritetet qendrore, përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nëse nuk ka ligj ndërkombëtar nuk ka asgjë për t’ju mbrojtur përpos dashurisë së fuqive të mëdha e cila është një kategori tjetër”, është shprehu Daçiq.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe ish-ministri serb, Vuk Jeremiq i cili në profilin e tij në Tëitter ka shkruar “Ne e duam Spanjën ashtu siç ajo na ka dashur”.

Brutaliteti i policisë spanjolle u kritikua nga Aleksandra Jerkov, zëvendësdrejtoreshë e DS.

Ajo ka thënë se forca nuk mund ta ruaj unitetin e shtetit. “Le ta shoh Serbia atë që ende nuk e ka kuptuar”, ka thënë ajo.

Mbështetja më e madhe katalonasëve nga Serbia iu dha nga Nenan Chanak, deputetët dhe udhëheqësit e LSV. Flamuri i Katalonisë u var në ndërtesën e partisë së tij ndërsa ai shkoi në Barcelonë për të monitoruar mbajtjen e një referendumi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com