Serbët duan regjistrim të popullatës në Luginë e jo vlerësim

0

Shoqatat serbe nga Bujanoci janë kundër metodave për numërimin e banorëve në Luginë të Preshevës.

Nura

Ata frigohen se do të ketë manipulime dhe keqpërdorime dhe me këtë rast e kanë njoftuar edhe kryeministrin serb Aleksanda Vuçiq. Këto shoqata nga qyteti i Bujanocit janë kundër që numri i banorëve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të vlerësohet. Ata konsiderojnë që numri i saktë i banorëve në këto tri komuna mund të merret vetëm me regjistrim objektiv me përdorim të adresës së vendbanimit si kriterium bazë.

Regjistrimi

“Në Bujanoc me siguri se nuk jetojnë 23.631 shqiptarë, sa edhe kanë qenë me regjistrimin e fundit të vitit 2002″ thotë Svetislav Veliçkoviq nga këshilli për të drejtat e njeriut. “Sipas të dhënave që ne kemi, në komunën tonë jetojnë 11.920 shqiptarë. Serb dhe romë përafërsisht janë 18.850, çka është më shumë se sa të numëruar” ka shtuar ai. Këshilli për të drejtat e njeriut përkujton se në jug të Serbisë në disa fshtra shqiptare që në letër kanë disa mijëra banoorë, shumica prej tyre jetojnë në shtetet e jashtme.
Në fshatin Grabovc, prej 90% e fëmijëve që janë lindur në këtë vend, 87% e tyre jetojnë jashtë. Këto shoqata me një letër iu janë drejtuar edhe kryeministrit serb Aleksanda Vuçiq duke i paralajmëruar se mund të ketë edhe keqpërdorime në lidhje me vlersimin e numrit të banorëve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com