Seminari me arsimtarë në Bujanoc (Foto)

0

Sot filloi realizimi i marreveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, i nënshkruar më 24.04.2017 në Gjilan.
Seminari një ditor organizohet për ciklin e ulët dhe ate të lartë për shkolla fillore, I cili mbahet në sh.f. “Naim Frashëri” në Bujanoc. Më 28.05.2017 mbahet në Preshevë.
Pjesëmarrës janë mësimdhënës nga të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe të Komunës së Bujanocit.
Trajnues janë:
Prof. Dr. Januz Dervodelli, dekan i Fakultetit të Edukimit në Gjilan,
Prof. Dr. Demë Hoti, prodekan i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë,
Prof. Dr. Xhevdet Thaçi, dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Gjilan dhe
Prof. Dr. Bashkim Dalipi, prodekan i Fakultetit të Edukimit në Gjilan./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com