Semimaturantët sot iu nënshtruan testit të matematikës nesër atij të kombinuar

0

Në tërë teritorin e Republikës së Serbis, nxënësit që e kanë kryer klasën e tetë, dje, sot dhe gjatë ditës së nesërme do të ti nënshtrohen provimit përfundimtarë. Ditën e parë iu nështruan testit në gjuhën shqipe, sot plotësuan testin e matematikës dhe gjatë ditës së nesërme do ti nënshtrohen testit të kombinuar.

semimaturantet 2OK

Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, provimeve përfundimtare iu kanë nënshtruar 92 nxënës ndërsa në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc 45 nxënës. Në provimet e lartpërmendur, prezent janë supervizorët dhe anëtarët e komisionit, janë edhe komisioni për shifrim dhe deshifrim, ku në 120 minutat sa zgjatë provimi bëjn vëzhgimin. Pas përfundimit kontrollorët bëjnë kontrollimin e testeve dhe të enjtën pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare. semimaturantet OK OKNxënësit të cilët nuk arrijn sukses që ta kryejn testin në afatin e parë ose nungojnë, atyre do ti ipet mundësia që ti nënshtrohen testit në fjalë në muajin gusht. Drejtorët e dy shkollave të lartpërmendura thanë se, nxënësit janë duke treguar suksese dhe me këtë rast i dëshiruan që suksesi ti përcjell edhe gjatë shkollimit të mesëm. Nxënësit e klasës së tetë fletëdishirat për shkollat e zhgjedhura, drejtimet, gjimnazet dhe profilet arsimore, do ti plotësojën më 26 dhe 27 qershorë. Nxënësit kanë për obligim të paraqesin sa më shumë dëshira me kusht që të arrijnë të përcaktohen në drejtimin e duhur. Nxënësit e pa përcaktuar nuk mund të regjistrohen në shkoll të mesme në afatin e parë, ata mbesin për afatin e dytë të regjistrimit më 9 korrik të këtij viti./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com